Kur 12 vjeçari sheh një film pornografik, për të ka shumë rëndësi si do reagojë personi që për të përfaqëson autoritetin. Në këtë moshë akoma ka shumë pushtet babai. Nëna që e ka marrë vesh se fëmija ka parë apo shikon filma porno, hap një bisedë, do ishte mirë në një nga vaftet e të ngrënit, në drekë apo darkë, kur familja është bashkë. Duhet patur parasysh që biseda të mos degjenerojë në sharje.
Ajo nena e fillon biseden, se fëmijët po rriten dhe u tregon, pse është e bukur, që është femër apo mashkull; nëse nuk e ka bërë më përpara. Dhe tregon se gjërat duhen zbuluar vetë. Çdo individ ka idividualitetin e tij në zbulimin e vetes dhe ndërtimin e një raporti intim me një person tjetër. Këto filma nuk tregojnë situata të vërteta dhe për më tepër janë filma komercialë. Natyrisht që ka persona që i shohin, por ata janë tashmë të rritur të paktën si moshë, por në njohjen e vetes dhe për të krijuar marredhënie në çift janë problematikë dhe për këtë arsye janë edhe këto filma.
Në moshën, që ata janë, pra, që po rriten, mirë është të kenë kujdes e të mos jenë në kontakt. Pasi ato prishin shijen e vërtetë, që është shumë personale. Natyrisht, që ky dialog është shumë i vështirë, pasi nuk është në traditën dhe kulturën tonë. Por nuk ka rrugë tjetër, në se duam vërtetë të ndihmojmë fëmijët tanë dhe të mos ndihemi vetë të dështuar. Duhet kurajo dhe të luftojmë kundër paragjykimeve tona, pasi këto probleme janë realitet, duam apo nuk duam ne. Gjëja më e lehtë është të shash dhe të ndalosh, por çfare fitohet?
Mos dyshoni fare do të përjashtoheni nga jeta e fëmijëve tuaj dhe ata do tu lejojnë të dini vetëm atë, që doni ju dhe problemet e vërteta nuk do ti merni vesh kurrë. Kështu do të bëheni të huaj dhe do mbyllet komunikimi. Kjo do të thotë të mos njihni më njëri tjetrin. Po çfare vlere ka kjo mënyrë të komunikuari nëpërmjet frikës dhe gënjeshtrës? Kujt i vlen? Prindërit thonë se janë gati të vdesin për fëmijët e tyre, po pse i paragjykojnë? Pse i trëmbin?
Të mbyllësh sytë para realitetit dhe ti lësh fëmijët vetëm në këtë konfuzion të madh të sistemeve të vlerave, do të thotë se nuk je i rritur dhe je prind vetëm fizikisht. Të qënët prind ka të bëjë direkt me sistemin e vlerave, me përgjegjesinë për fjalën dhe kurajën për ta mbrojtur atë. Të qënit prind ka të bëjë direkt me shkallën e qytetarisë. Kur me fëmijët, jemi të ashpër dhe pa kurajë për të thënë një fjalë apo të shprehësh një mendim, po me të tjerët si do të jemi? Ti provokosh frikë një tjetri do të thotë të mbyllësh rrugët e komunikimit dhe të njohjes.
Nga Lira Gjika,
Mjeke, pediatre & psikologe
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/a-mund-te-shikoje-femija-filma-pornografike-lira-gjika-ka-shume-rendesi-reagimi-i-prindit/