Në një intervistë të realizuar me lektoren e Pedagogjisë së Specializuar Megi Shllaku, u trajtua tema e autizmit dhe disa nga problematikat më të rëndësishme që ekzistojnë pas asnjë zgjidhje në Shqipëri.
“Ndër problemet kryesore në diagnostikimin me autizëm të fëmijëve në Shqipëri do të rendisja, gabimin që bëhet kur autizmi virtual cilësohet si një autizëm i pastër, si një diagnozë që ka nevojë për t’ju nënshtruar një terapie.
Në fakt një fëmijë që qëndron më orë të gjata përpara ekraneve i izoluar nga bota, duhet t’i ofrohet ndërveprimi dhe të mos lejohet të qëndrojë për kohë të gjatë i veçuar nga ambienti apo njerëzit që e rrethojnë. nëse ky fëmijë largohet nga ekrani atëher ai vazhdon ndërveprimin dhe sillet normalisht.
Së dyti, vonesa gjuhësore nuk është faktor i vetëm në cilësimin e autizmit. Ka shumë fëmijë me autizëm që flasim shumë, shkruajnë dhe lexojnë në mënyrën e duhur, por kjo nuk i largon nga shenja të tjera që ata kanë shoqëruese.
Së treti, ecja në majë të gishtave shpesh merret si e mirëqenë në përcaktimin e diagnozës, ndërkohë që ecja në majë të gishtave mund të jetë vetëm një periudhë eksperimentale e fëmijës dhe më pas ai vijon ecjen normalisht.
Po ashtu përcaktimi i ndjekjes së një terapie për të trajtuar problematika të ndryshmë zhvillimi nuk është mënyra e duhur për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar fëmijën.
Dhe ç’është më e keqja shumë prindër më kanë thënë se ata njoftohen me email pasi marrin diagnozën autizëm për fëmijën e tyre. Kështu ata përjetojnë një shok emoncional dhe nuk kanë mundësi të flasin, apo t’i drejohen mjekut në atë moment. Madje ndodh që pranimi i diagnozës nga prindi mund të zgjasë për shumë kohë, dhe mospranimi është edhe e keqja e madhe, pasi një prind që nuk pranon diagnozën në kohë, e vonon procesin e ndihmës së fëmijës.
Po ashtu prindërit që ndjekin terapi intensive përjetojnë një shkëputje nga jeta sociale dhe jeta e përditshme e tyre, gjë që nuk është normale as për vetë fëmijën që merr trajtim.”u shpreh Shllaku./doramagazine
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/te-njoftohesh-me-email-per-diagnozen-autizem-prinder-kujdes-nga-shoku-emoncional/