Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe ka marrë lëndime gjatë ndeshjes me Austrinë për Euro 2024. 25-vjeçari, i cili është një nga emrat më të mëdhenj të turneut, ka thyer hundën, pasi u përplas me shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, menaxheri Didier Deschamps tha se Mbappe ka marrë lëndim serioz: “Do të duhet të presim dhe të shohim, stafi mjekësor po merret me të. Është një lajm shumë i keq për ne sonte. Natyrisht që mungesa e tij do të ndihet në skuadrën franceze”.
Franca do të përballet të premten me Holandën, ndërsa Mbappe sipas mediave vendase ka refuzuar t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm./doramagazine
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/kylian-mbappe-thyen-hunden-gjate-ndeshjes-kunder-austrise/