E dimë! Ka ditë që ndjeheni sikur nuk doni te ngriheni nga krevati e të ndërmerrni aktivitete! Ndonjëhere mungon humori i mirë, ndonjëherë stresi në punë bëhet edhe më i pranishëm. Prandaj ju japim 10 mendime pozitive për të kopjuar dhe për të ngjitur në desktopin e kompjuterit tuaj apo që t’i shkruani në agjendë. Edhe në situatat më të këqija, do t’ju ndihmojnë për të dalë nga errësira dhe për të qenë përsëri gati për të përballuar sfida të reja.
Duhet të shpresosh. Të mos humbasësh shpresën të ndihmon për të kaluar çdo provë. Shpesh mjafton të presësh dhe situata stabilizohet vetë.
Njih veten tënde dhe do të jesh më i mençur. Sipas filozofit Lao Tzu çelësi i lumturisë është në duart tuaja.
Kuraja rritet duke provuar, ndërsa frika duke hezituar. Në rast se zbatoni këtë këshillë do të jeni më spontan dhe instiktiv.
etoni çdo ditë si të ishte e fundit. Duhet t’ia përsërisni vetes sa më shpesh diçka të tillë. Duhet të jetoni çdo moment!
Mbani gjallë kujtimet e bukura. Kjo filozofi jete do t’ju ndihmojë të jini në humor të mirë si dhe për të pasur dëshirë të krijoni të reja.
Mendo për një njeri të dashur. Të kujtosh se sa shumë përzemër të ka një njeri, qoftë një mik apo një i afërm, të mbush me energji.
Pak rëndësi ka se ku do të arrish, fiton vullneti mbi çdo gjë. Kjo thënie nga Albert Kamy na jep besim: çdo gjë është e mundur.
Mendo rreth diçkaje që të bën të qeshësh. Për shembull, të kujtosh skenën e një filmi që na ka bërë të shkrihemi nga të qeshurat, ka një ndikim të pabesueshëm në humorin tuaj.
Mendo rreth një “suksesi” që ke arritur. Kur e humbet besimin në vetvete, mendo rreth diçkaje të mirë që ke bërë dhe që ka funksionuar. Vetëvlerësimi do të falënderojë.
Pasojat e asaj që nuk bën janë ato më të rëndat. Mos e merrni këtë thënie si një rregull, por si një ftesë për të vepruar
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/10-mendimet-pozitive-qe-ju-duhen-per-te-nisur-diten-mbare/