Këngëtarja e njohur, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për akuzat e ngritura ndaj saj për mashtrim fiskal. Ylli i muzikës pop pranoi se nuk i ka paguar 14.5 milionë euro taksa qeverisë spanjolle midis viteve 2012- 2014.
Dakordësia u arrit pikërisht kur gjyqi ndaj saj ishte gati të fillonte, edhe pse më parë ylli kolumbian e kishte refuzuar një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur të shkonte në gjyq.
Shakira, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo akuzë, u shpreh se e mori këtë vendim për fëmijët e saj.
“S’dua të shohin nënën e tyre të sakrifikojë mirëqenien e saj personale në këtë luftë”. Prokurorët kishin kërkuar 8 vite burg ndaj për këngëtaren dhe gjobë 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore. Dhe për të mos përfunduar pas hekurave këngëtarja duhet t’i paguajë shtetit spanjoll 1 milion dollarë.
“Shakira pranoi se i kishte shpëtuar autoriteteve tatimore dhe mori përsipër të paguante një gjobë prej 7,5 milionë eurosh, në këmbim të një uljeje shumë të fortë të dënimit me burg”-shkruan prokuroria:- ka deklaruar avokati i këngëtares.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/akuzohet-per-evazion-fiskal-shakira-pranon-te-paguaje-gjoben-marramendese-per-te-evituar-burgun/