Jori Delli po jeton historinë e saj të dashurisë me këngëtarin italian Fred De Palma. Teksa të dy janë në Shqipëri, Jori e ka vënë partnerin e saj në “prova” shqiptare. Sigurisht që ai me të dashurën shqiptare duhet të mësohet edhe me shijet e ushqimeve. Pak ditë më parë i pamë duke ngrënë byrek, teksa së fundmi i ka dhënë të provojë çajin e malit, pije mjaft e preferuar në vendin tonë.
Një natë më parë, Jori shkëlqeu në tapetin e kuq në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, veshur me një fustan të zi të gjatë, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë për lidhjen me reperin italian, Fred de Palma.
Ajo thekson se Fred ka qenë ish-i dashuri i saj, me të cilin u pajtua sërish, pas ndarjes së fundit në janar.
“Fred de Palma ka qenë ish-i im, pastaj jemi ndarë dhe jemi rikthyer sërish. Jemi ndarë në janar. Jemi ndarë se kishim shumë arsye, ai kishte një jetë shumë të ndryshme, shumë probleme. Tashmë kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Më tej ajo u shpreh se në të ardhmen planifikojnë dhe të bëjnë një dasmë me tradita.
“Jemi shumë tradicionalë të dy. Të dy duam që të martohemi. Martesa nuk është një gjë, është një gjë që mund të ndodh. Pres një propozim, pastaj një bebe. Po e dua”, vazhdoi ajo.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/byrek-caj-mali-muzike-popullore-jori-po-e-meson-te-dashurin-italian-me-shije-shqiperie/