Disa mënyra për të lehtësuar dhimbjen e grykëve

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve. Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit. Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur dhe të ftohurës.

Sipas të dhënave, bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.

Përdorni sodën e bukës

Pikërisht sipas traditës së gjysheve, ju mjafton të keni një copë nape ose garze sterile ta njomni me pak ujë të ftohtë ta lyeni me sodë buke dhe me të, të pastroni bajamet ose fytin nga pjesa e brendshme. Është paksa e sikletshme por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm. Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët. Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke. Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet. Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Mjaltë Me Hudhër

Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort. Ato duhen përzier në 250 ml ujë. Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me rradhë. Në fillim duhet të pini gjysmën e gotës së lëngut dhe më pas të hani grimcat e mbetura në fund të gotës. Hudhra ju mbron me efikasitet ndaj infeksioneve dhe zbut enjtjen e bajameve.

Karamelet për grykën

Përtypja e karameleve shkakton prodhim të pështymës që ndihmon për mbajtjen e fytit të lagësht. Për të shtuar efektet zgjidhni marka me ingredientë freskues si mentja ose eukalipti.

Lëngjet

Të qëndroni të hidratuar është shumë e rëndësishme sidomos kur jeni sëmurë dhe e keni fytin të irrituar. Duhet të pini ujë mjafteshëm që urina juaj të jetë në ngjyrë të verdhë shumë të çelët ose pa ngjyrë fare. Kjo ndihmon që të mbani të lagështa membranat e mukusit që të jenë të afta të luftojnë irritantët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundjet. Ajo çfarë pini është në zgjedhjen tuaj. Uji funksionon gjithnjë por mund edhe të pini diçka më të ëmbël si lëngje frutash me pak ujë të shtuar ose edhe të kripura si lëngu i mishit të pulës.

Çaji

U mërzitët me ujin? Një filxhani çaji të ngrohtë bimor jep efekte të menjëhershme tek gryka e irrituar. Për të shtuar efektet, provoni të shtoni një lugë mjaltë. Vetitë antibakteriale të mjaltit mund të kontribuojnë në një shërim më të shpejtë.

Supa me pulë

Një ilaç i lashtë për kurimin e ftohjes, supa me pulë mund të qetësojë edhe dhembjen e grykës. Përbërësit e lëngut të pulës kanë veti anti-inflamatore. Gjithashtu një benefit tjetër është se kur kemi një grykë të irrituar e të enjtur, ngrënja është e vështirë. Ushqime të lëngshme si supa kalojnë më tjeshtë dhe na sigurojnë vlerat e duhura për të na ndihmuar të luftojmë sëmundjen.

Pushimi

Mund të mos jetë metoda më e shpejtë, por pushimi është gjëja më e mirë që mund të bësh për të luftuar infeksionin që ka shkaktuar dhembjen e grykës. Pushimi i duhur ndihmon në një shërim më të shpejtë.

|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/disa-menyra-per-te-lehtesuar-dhimbjen-e-grykeve/

Exit mobile version