Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 22-28 janar

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 22-28 janar

DASHI

 Horoskopi i kësaj jave do të karakterizohet nga një energji e madhe. Në fund të janarit do të mund të jepni gjithçka që nuk keni mundur të jepni në fillim të vitit dhe gjithashtu do të keni një qasje më pozitive ndaj jetës. Nëse keni pasur arsye për t’u tensionuar ose një histori dashurie ka mbaruar, tani do të duhet të përpiqeni ta kapërceni këtë tension dhe të kërkoni zgjidhje të reja. Është një periudhë e ngadaltë, por e rëndësishme rikuperimi për ju.

DEMI

Kjo do të jetë një javë pozitive për ju, do t’ju njihen meritat në punë dhe në jetën tuaj personale, prandaj përgatituni të përjetoni një situatë të favorshme, sidomos nga pikëpamja emocionale dhe e lidhjeve. Marsi dhe Jupiteri në prapavijë ju ftojnë t’u jepni zgjidhje çështjeve praktike. Ata që janë vetëm duhet të fillojnë të shikojnë përreth.

BINJAKËT

Dita e premte mund t’ju gjejë të mbërthyer në shtrat për shkak të një sëmundjeje, të cilën do të arrini ta kapërceni shkëlqyeshëm. Për këtë javë horoskopi juaj është pozitiv në përgjithësi, edhe nëse yjet ju ftojnë që t’i shtrini këmbët sa keni jorganin, sidomos kur vjen puna te gjendja ekonomike. Ndoshta keni blerë diçka të shtrenjtë së fundmi, që duhet ende ta paguani, dhe prandaj jeni të shqetësuar. Duke filluar që nga e enjtja, Venusi do të jetë shumë aktiv në shenjën tuaj.

GAFORRJA

Këtë javë do të mund të shijoni praninë e Hënës pozitive në shenjë së bashku me Marsin dhe Jupiterin e favorshëm. Kjo do të thotë që të lindurit e kësaj shenje kanë një dëshirë të madhe për të shfaqur dashurinë dhe për të shprehur ndjenjat. Venusi dhe Dielli nuk janë më në prapavijë. Ditën e diel do të rifitoni qetësinë dhe do të bëni plane interesante për të ardhmen.

LUANI

Këtë javë horoskopi juaj ju këshillon të mos ndërmerrni përsipër rreziqe, të mos tregoheni impulsivë dhe të shmangni zemërimin. Nëse një person është larg ose nëse lidhja juaj nuk funksionon më, është e qartë se distancimi mund të jetë zgjidhja e duhur. Ju jeni duke përjetuar një gjendje tensioni, e cila mund të reflektohet edhe në sferën profesionale. Deri në maj do t’ju duhet të kuptoni se ku duhet të përqendroheni. Në këtë fazë gjëja që mungon më së shumti është pasioni.

VIRGJËRESHA

Ka shumë mundësi që këtë të diel ndonjë vonesë e vogël ose pak tension t’ju krijojë shqetësim. Yjet e së ardhmes janë ende pozitivë këtë javë. Shumë prej jush mund të përfundojnë një projekt të madh në pranverë. Ata që kanë mbështetjen e një personi të dashur do ta kenë rrugën të hapur. Mos e lodhni veten këtë fundjavë, të hënën niseni punën me forca të reja. Jini optimistë.

PESHORJA

Çiftet që kanë pasur kriza ose shumë debate deri më datë 16 janar, tani do të duhet të përpiqen të rikuperojnë marrëdhënien e tyre, sepse kjo fazë është vërtet vendimtare. Fundi i janarit do të mund të japë atë që fillimi i muajit nuk solli. Në përgjithësi është një qiell vërtet pozitiv për emocionet dhe marrëdhëniet romantike. Mos i nënvlerësoni situatat, të cilat mund të jenë të favorshme për ju. Duke filluar nga dita e diel, do të nisë për ju një fazë rikuperimi psikofizik.

AKREPI

Këtë javë do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Hera herës mund të tensionoheni, si kur bëhet fjalë për sferën e dashurisë edhe për marrëdhëniet ndërpersonale, por gjithsesi do të jeni më të vetëdijshëm në lidhje me atë që dëshironi në jetë. Ata që kanë mundësinë të ndryshojnë vend, duhet të fillojnë të mendojnë për t’u shpërngulur. Tani e tutje do t’ju duhet të merrni vendime bazuar në atë që është më e mira për ju dhe jo për të tjerët.

SHIGJETARI

Yjet e së dielës do t’ju gjejnë paksa të plogësht, prandaj duhet t’i bëni gjërat me shumë qetësi. Nëse jeni lodhur shumë në këtë periudhë, tani do të jetë thelbësore të rikuperoheni. Me Diellin dhe Venusin në anën tuaj, jeta sentimentale dhe shoqërore do të shkojë me siguri mirë. Nëse më parë keni qenë të mbyllur në botën tuaj, tani po ju kthehet dëshira për të qenë më aktivë në shoqëri. E hëna dhe e marta janë ditë të përshtatshme për të diskutuar situatat me rëndësi për ju.

BRICJAPI

Të kesh një qiell pozitiv nuk mjafton për të marrë atë që dëshiron. Ata që u dogjën në të kaluarën tani do të duhet të jenë pak më të kujdesshëm, në mënyrë që të analizojnë plotësisht situatat rreth tyre.

Në një periudhë të favorshme si kjo do t’ju ofrohen mundësi të shumta, të cilat nuk duhet t’i lini t’ju shpëtojnë. Ju takon ju të vendosni cila gjë ju përshtatet më shumë. Ky është një vit i favorshëm për çiftet që kërkojnë stabilitet ose duan të bëhen me fëmijë.

UJORI

 Këtë javë horoskopi ju buzëqesh, sepse Dielli është në shenjën tuaj. Edhe ata që mund të kenë thënë disa herë “jo”, tani mund të ndryshojnë mendje. Është një qiell pozitiv për ata që duan të fillojnë një projekt pune. Nëse jeni duke bërë shumë gjëra, do t’ju kërkohet të bëni një zgjedhje. Urani do të fillojë së shpejti një tranzit në shenjën tuaj dhe kjo mund t’ju bëjë pak debatues dhe të ndjeshëm. Ata që nuk e gjejnë më veten në një marrëdhënie, mund të vendosin të heqin dorë dhe të shikojnë përreth.

PESHQIT

Në këtë fazë kemi shumë planetë të favorshëm, por ata që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi ose janë shumë dyshues mund të mos e kuptojnë ç’po ndodh rreth tyre. Ju keni 5 planetë në favorin tuaj në këtë periudhë, me Neptunin që mund t’ju ndihmojë të përmbushni një ëndërr. Nëse keni ide të realizueshme, do t’ju duhet të përveshni mëngët dhe t’i futeni punës. Do të keni edhe më shumë sharm, kjo do të ndihmojë beqarët që kërkojnë shpirtin e tyre binjak.

>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/horoskopi-javor-nga-paolo-fox-zbuloni-cfare-kane-parashikuar-yjet-per-datat-22-28-janar/

Exit mobile version