Qeveria greke do të dërgojë në parlament një ligj që lejon barazinë martesore për personat e të njëjtës gjini. Pavarësisht qëndrimeve të Kishës, kryeministri Mitsotakis tha se kjo nismë do të eliminojë çdo diskriminim bazuar në orientimin seksual.
Pavarësisht qëndrimeve të Kishës, kryeministri Mitsotakis tha se kjo nismë do të eliminojë çdo diskriminim bazuar në orientimin seksual.
Në një intervistë për kanalin e parë të televizionit publik ERT kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se qeveria e tij do të sjellë për aprovim një ligj për barazinë martesore për personat e të njëjtës gjini, që nënkupton eliminimin e çdo diskriminimi bazuar në orientimin seksual. “Flasim për një martesë civile, jo për një martesë fetare”, ka thënë Mitsotakis pa dhënë më shumë detaje se kur projektligji i shumëpërfolur javët e fundit do të dorëzohet në parlament.
“Dua t’ju them në radhë të parë se ajo që do të ligjësojmë është barazia martesore. Domethënë, eliminimi i çdo diskriminimi në bazë të orientimit seksual në lidhje me aktin e martesës. Çfarë është në të vërtetë martesa? Është, do të thosha, “kulmi” i dashurisë mes dy njerëzve. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo është edhe një kontratë ligjore me të drejta dhe detyrime”, u shpreh Mistotakis.
Kreu i qeverisë greke ka nënvizuar gjithashtu se respekton të gjitha opinionet kundër, bashkëqytetarët që kanë një këndvështrim tjetër, ashtu siç dhe këndvështrimin e Kishës, e cila ka kundërshtuar edhe martesën civile, mes personave të të njëtit seks. Por siç është shprehur tekstualisht, shteti është ai që harton ligjet dhe nuk i harton bashkë më Kishën. Ndërkohë ai është shprehur kundër regjimit të riprodhimit të asistuar me nënat surrogate, sepse ,siç është shprehur tekstualisht ,gratë nuk janë makina prodhimi të foshnjave sipas kërkesës.
“Dua të them, për shembull, që një burrë i vetëm të mundë të përdorë një nënë surrogate për të pasur një fëmijë. Kjo nuk do të lejohet në Greqi. Unë jam shumë i qartë se çfarë do të bëjmë dhe shumë i qartë se çfarë nuk do të bëjmë. Në ligjin që do sjellim nuk do të ketë “Prindi 1”, “Prindi 2””, u shpreh kryeministri i Greqisë.
Në vitin 2015, Greqia njohu marrëveshjet e bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks duke u dhënë atyre disa të drejta dhe përfitime, por ata ende nuk lejohen të kenë apo birësojnë fëmijë në çift. Opinioni publik është i ndarë në dysh për këtë, ndërsa ligji ekzistues ka shumë boshllëqe. Ndaj dhe reforma në fjalë që do të jepet për konsultim publik , mund të jetë një sfidë për kryeministrin Mitsotakis, i cili gjithashtu përballet me kundërshtimin e fortë të legjislacionit nga shumë anëtarë të partisë së tij apo edhe ministra të kabinetit
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/mitsotakis-sfidon-kishen-harton-ligj-per-martesat-brenda-te-njejtes-gjini-duke-vendosur-disa-kushte/