Sigurisht që turistët do të vijojnë të bëjnë punën e tyre, kudo që të shkojnë, por duhet ta dinë që nëse udhëtojnë drejt Berlinit, vendasin do t’i shohin me sy tjetër ata që bëjnë selfie. Ata vetë nuk e bëjnë këtë gjë dhe vendimi është rigoroz!
Gjermanët e vlerësojnë privatësinë në një shkallë absolute. Sipas një studimi të vitit 2017 nga University of Hohenheim mbi qëndrimet, sjelljet dhe perceptimet e privatësisë, qytetarët gjermanë janë ata që zbulojnë shumë rrallë detaje mbi jetën private. Sidomos, kur bëhet fjalë për shpërndarjen e fotove në rrjetet sociale, si për shembull një selfie në Instagram, studiuesit zbuluan se “vetëm disa gjermanë” e panë “të dobishme” për ta bërë këtë. Përqindja më e lartë u konstatua në mesin e pjesëmarrësve më të rinj në moshë (7%), theksoi ky raport.
Në Berlin, selfiet shpesh shihen si kënaqësi ndaj vetvetes dhe është më pak e zakonshme të shohësh njerëz që pozojnë me telefonat e tyre në publik dhe mjedise të hapura.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/ne-kete-qytet-nuk-behen-selfie-privatesia-eshte-absolute/