Thonë fëmija e forcon lidhjen në cift, por ky nuk ishte rasti i Neymar dhe Bruna Biancardit. Dyshja e njohur kanë vendosur të ndajnë rrugët. Lajmi është konfirmuar nga mediat brazilianet që theksojnë se mes tyre tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e që lindi thuajse një muaj më parë.
Arsyeja e ndarjes thuhet se janë përplasjet e shumta patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, duke shtuar këtu dhe lajmet për tradhti.
Biancardi është një ndikuese dhe modele me më shumë se 3.8 milionë ndjekës në Instagram. 29-vjeçarja nga Sao Paulo është gjithashtu një sipërmarrëse pasi ka markën e saj të veshjeve.
Dyshja thuhet se filloi lidhjen në vitin 2021, por e mbajtën larg syrit të publikut për muaj të tërë. Të dy njoftuan lidhjen e tyre në janar 2022, duke zbuluar se janë fejuar. Neymar nga ana etij, ka edhe një djalë 12-vjeçar, i cili quhet Davi Luca.
Kush është Bruna Biancardi?
Bruna Biancardi është 29 vjeçe dhe është një modele, ndikuese dhe sipërmarrëse braziliane. Ajo është pronare e një dyqani veshjesh dhe menaxhere marketingu e një kompanie që prodhon rroba banje. Ajo u takua me Neymarin dy vite më parë në një festë në Rio de Zhaneiro. Bruna ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Rafaella Santos, motrën e sportistit.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/nje-muaj-pasi-lindi-vajza-neymar-dhe-bruna-biancardi-i-japin-fund-lidhjes/