“Nuk e kisha të lehtë”, Alma Bektashi flet për vështirësitë e ndarjes pas tradhtisë së bashkëshortit!

“Nuk e kisha të lehtë”, Alma Bektashi flet për vështirësitë e ndarjes pas tradhtisë së bashkëshortit!

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi së fundmi ka dhënë një intervistë për T7, ku ndër të tjera ka folur për një periudhë shumë të vështirë të jetës saj, atë të divorcit.

“Nuk e kam patur të lehtë”, u shpreh ajo, teksa shtoi se në atë periudhë ka lexuar shumë libra për t’ia dalë, “Kam lexuar libra për vetveten, për të menaxhuar ankthin. Nuk ka person në botë që të thotë çfarë duhet të bësh, duhet t’ia dalesh vetë, si fillim duhet të duash veten.

Këngëtarja i dha fund martesës në 2021-shin. Në periudhën e divorcit u bë me dije se Sokol Stafa e ka tradhtuar këngëtaren dhe krijoi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Më herët gjatë një tjetër interviste, Alma Bektashi ka treguar se përveç probleme psikologjike, emocionale, u përball edhe me vështirësi financiare.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/nuk-e-kisha-te-lehte-alma-bektashi-flet-per-veshtiresite-e-ndarjes-pas-tradhtise-se-bashkeshortit/

Exit mobile version