“Shpesh një person nuk mjafton për të pasur një marrëdhënie perfekte. Nuk njoh askënd, përfshirë edhe veten time, që nuk ka pësuar tradhti apo që nuk ka mashtruar”. Kështu u shpreh prezantuesja dhe aktorja e njohur Paola Barale, e cila aktualisht ndodhet në teatër me komedinë “Tre zemrat”, ku luan rolin e një shkrimtareje të ndarë mes dy dashurive.
Pak ditë më parë aktorja festoi 57 vjetorin. Edhe pse numrat janë në rritje, për Barale duket sikur koha ka stopuar në të 30-at e saj. “Unë nuk i kuptoj ata që martohen dhe thonë “martesa është fundi i marrëdhënies”. Nuk është një dënim. Një marrëdhënie duhet të jetë një vlerë e shtuar, duhet të të mësojë diçka, duhet të ketë një shkëmbim, një krahasim, jo një përplasje. Dhe kërkon shumë, shumë përpjekje . Nuk mund të presësh që të shkojë përpara vetëm”, vijon Paola.
“Në mendjen time tha Paola vetëm ajo e prindërve të mi më duket një marrëdhënie e shkëlqyer. Ata kanë 60 vite martesë. Unë nuk i kam parë kurrë më parë të grinden. Ata gjithmonë e kanë respektuar njëri- tjetrin, por ta pranojmë se kanë jetuar në një epokë tjetër. Sot gjërat kanë ndryshuar. Burra për një marrëdhënie perfektë është më mirë të kesh dy”, u shpreh Barale.
Për sa i përket mundësisë për të dashuruar dy njerëz në të njëjtën kohë si protagonistja e komedisë që interpreton, Paola Barale nuk ka dyshime: “Në të kaluarën preferoja ekskluzivitetin, por sot besoj se mund të kem dy situata në të njëjtën kohë. do të thotë të kesh marrëdhënie të ndershme dhe shumë të larta. Nuk më ka ndodhur kurrë deri më tani, por nuk e përjashtoj”.
Aktualisht, Paola Barale është beqare. “Ajo që unë do të doja nuk duket se ekziston,” shpjegoi ajo, “do të doja një burrë që të ketë kohë për mua. Zakonisht ata gjithmonë duhet të ikin, dhe unë nuk dua të vrapoj pas askujt. Jam shumë e lumtur vetëm dhe dua ta ndaj jetën time vetëm me dikë që ka të njëjtën dëshirë. Dëshira për të ndërtuar diçka me mua, nuk po them një martesë por një projekt, një festë, një sistem vlerash. Fatmirësisht, nuk mendoj se është e nevojshme të kesh një burrë pranë, jam mjaftueshëm vetëm”.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/paola-barale-burra-per-nje-marredhenie-perfekte-eshte-me-mire-te-kesh-dy/