Sara thotë se me Bardhin po planifikojnë së shpejti edhe dasmën

Sara thotë se me Bardhin po planifikojnë së shpejti edhe dasmën

Sara Gjordeni ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “Natën me Aulonën”. Sara e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, u shpreh se do kishte shumë dëshirë që fëmija i saj të ishte një vajzë, ndërsa Bardhi dëshiron që foshnja të jetë djalë.

“Jeni martuar me letra me Bardhin?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua ish-banores, e cila tregoi se çifti akoma nuk e kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, por sipas saj celebrimi do të ndodhë para lindjes së bebit.

Ish-missi tha se vitin tjetër do të bëjë një dasmë me Bardhin, pasi këtë vit vëmendjen ia kanë lënë motrës së këngëtarit.

Gazetarja: Jeni martuar me letra me Bardhin?

Sara: Jo ende. Është në planet e së ardhmes para lindjes së bebit

Gazetarja: Po një dasmë gjigande

Sara: Këtë vit ia kemi lënë vëmendjen motrës së Bardhit, besoj se vitin tjetër mund të kemi diçka

Gazetarja: Ku është Bardhi?

Sara: Bardhi është në një concert në Vienë

Gazetarja: A ka ndonjë banorë që nuk i flet

Sara: Po kam. Me Françeskën nuk kam fare kontakt. Nuk e di a do kem më

Gazetarja: E ke dëgjuar te Elona Duro që disa ditë më parë Françeska të ka kërkuar fjale

Sara: Është gjëja më normale që duhet të bënte. Është shumë gjest i fisshëm nga ana e saj, por nuk premton patjetër një komunikim të mirë me mua. Fjalët që ka thënë nuk kthehen mbrapa dhe kanë qenë shumë të rënda

Gazetarja: A do doje të ishte një djalë apo një vajzë

Sara: E kam ndërruar. Ne fillim unë doja një djalë dhe Bardhi një vajzë, ndërsa tani unë dua një vajzë dhe Bardhi një djalë.

|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/sara-thote-se-me-bardhin-po-planifikojne-se-shpejti-edhe-dasmen/

Exit mobile version