Motivacionet e gjata të akademisë suedeze për çmimet Nobel janë diçka e zakonshme në ditët e para të tetorit. Për vlerësimin në letërsi kanë zgjedhur pak fjalë. Jon Fosse është fitues “për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënshmes”.
Norvegjezi 64-vjeçar ka nisur të botojë në fillim të viteve ’80 dhe numëron përpjekje artistike si në poezi, ese, publicistikë, kritikë e libra për fëmijë. E megjithatë dramat dhe proza duket se e kanë bërë atë autorin e vitit duke marrë një nga çmimet më të lakmuar në botën letrare.
“Pasi shkruaja vetëm për teatër, pra një periudhë gati 20 vjeçare fillova të ndihem i lodhur nga intensiteti i dramave. Kështu që vendosa të shkruaj diçka tjetër. Unë e quaj prozë të ngadaltë. Desha të shkruaja me një tjetër gjendje, diçka të ngadaltë dhe jo me intensitetin e teatrit. Kështu nisa të shkruaj prozë. Nis të shkruaj diçka të shkurtër, por vepra nis e shkruhet vetë ndonjëherë. Nuk e kuptoj si kalon koha. Por, kjo është magjia e letër. Pasi ka shkruar disa vite, ka momente kur vepra fillon tëshkruhet vetë. Diçka të flet përbrenda dhe ti shkruan. Në fund nuk e besoj atë që ke përpara. Është imagjinata që vepron”, tha ai.
JON FOSSE. PHOTOGRAPH: JESSICA GOW/TT NEWS AGENCY/AFP/GETTY IMAGES
Ende mos e kërkoni në shqip. Ndonëse Jon Fosse është i përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, tek ne vepra e tij ende nuk ka arritur. E vetmja shije që kemi mundur të shijojmë është drama “nëna dhe fëmija”, një dramë që aktorët shqiptarë e kanë sjellë 5 vite më parë në qendrën Tulla, një skenë alternative në Tiranë.
Ema Andrea dhe Matia Llupa, jane dy aktorët që regjisori Dino Mustafic ka zgjedhur për të vënë në skenë një nga veprat më potenciale të Jon Fosse, ku heshtja, vetmia, izolimi dhe marrëdhënia midis djalit që kthehet pas shumë vitesh te nëna ka një jehonë shpirtërore që vetëm Jon Fosse ka ditur ta shkruajë.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/shpallet-fituesi-i-cmimit-nobel-ne-letersi/