Turistët sëmuren më shpesh në këto vende europiane, por përse?

Turistët sëmuren më shpesh në këto vende europiane, por përse?

Për shumë prej nesh ideja e një aventure në Europë, në një qytet të ri të paeksploruar më parë ose ku ju shkoni rishtazi, e bën gjithçka shumë entuziaste. Plazh, vizita në muze, ushqime të reja në restorante ku nuk keni shkelur më parë, ka kaq shumë gjëra për të bërë në një udhëtim në vende të ndryshme të botës.

Por, duket se bashkë me adrenalinën vjen dhe rreziku i helmimit apo sëmundjes nga ushqimet që shiten në rrugë, kushtet e pastërtisë dhe sigurisë ushqimore që shpesh nuk dihen në restorantet apo baret ku uleni për të ngrënë apo për të pirë një gotë. Ka kaq shumë faktorë që i bëjnë disa prej këtyre qyteteve si më të rrezikshmet në Europë për t’u sëmurur, nëse ju shkoni si vizitorët e radhës atje.

Forbes ka bashkuar një indeks të sëmundjeve që ndihmon turistët nëse do planifikojnë udhëtimin e radhës. Për më shumë mirëqenie fizike, nëse sigurisht nuk doni të përfundoni në spitalet e vendit që keni zgjedhur për të pushuar. Ja destinacionet ku duhet të tregoheni më shumë se të kujdesshëm:

#1 Londër, Mbretëria e Bashkuar

Për disa, Londra mbetet një qytet modern me standarde të qëndrueshme shëndetësore dhe me shumë mundësi për t’iu përshtatur çdo buxheti dhe mënyre argëtimi. Por, ky vend kryesoi listën e raporteve të sëmundjeve sipas Forbes, me një indeks të vlerësuar me 21.7.

Të gjitha llojet e shijeve bashkohen në restorantet nga më të lirat tek ato më luksozet e Londrës, por shanset e sëmundjeve vijnë për faktin se gati 30 milionë njerëz e vizitojnë këtë vend çdo vit, ndaj për shkak edhe të këtij fluksi shanset që të sëmureni mes grumbullimeve të turistëve në rrugët e kryeqytetit britanik janë shumë të larta.

#2 Sunny Beach, Bullgari

FOTO: TRABANTOS/SHUTTERSTOCK

Ky destinacion është vlerësuar me 21.5 në indeksin e rrezikut për sëmundje sipas Forbes dhe kjo shkaktohet për faktin se ky plazh është i vetmi ku qarkullojnë ujëra përmes tubacioneve të ujërave të zeza dhe të bardha që shkarkohen në det. Ky është një prej shkaqeve kryesore se pse turistët përfundojnë edhe në spital, nëse kanë imunitet të dobët apo lahen në det.

#3 Paris, Francë

FOTO: KRYSSIA CAMPOS/GETTY IMAGES

Me një rezultat prej 19.4 të indeksit të sëmundjeve, raporti thotë se turistët që vizitojnë Parisin kanë shanse të preken nga sëmundje gastrointesinale. Ky vend i kulturës i mbushur me kafene dhe restorante buzë detit është përgjithësisht mbresëlënës për shijet e vizitorëve, por lumi Sena është konsideruar shpesh i rrezikshëm për shkak të fluksit të vizitorët, helmimit nga ushqimet etj.

#4 Tenerife, Spanjë

FOTO: LOBACHAD/SHUTTERSTOCK

Ky ishull spanjoll renditet në vend të katërt të listës me një indeks për sëmundje të njëjtë me Parisin, pra 19.4. Duket se vetë moti në ishujt Tenerife është një mundësi për përhapjen me shpejtësi të viruseve që qarkullojnë në ajër, ndërsa dielli përvëlues dhe temperaturat e larta kanë ndikim në këtë situatë.

#5 Romë, Itali

FOTO: VLAS TELINO STUDIO/SHUTTERSTOCK

Me një indeks prej 12. 1 të shanseve për sëmundje, Roma mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët. Por, gastronomia shpesh përbën një kërcënim pasi kombinimi i mishit me produktet e peshkut, e bëjnë “aventurën e shijes” më të rrezikshme duke lënë vend për helmim apo diarre.

#6 Zakynthos, Greqi

FOTO: MAZUR TRAVEL/SHUTTERSTOCK

Zakynthos është një nga ishujt më të mëdhenj, i vendosur në perëndim  të kontinentit grek dhe në jug të Kefalonisë. Por, për shkak të nxehtësisë së madhe, ushqimet dhe pijet bëhen shpesh shkak për helmime. Rezultati i indeksit për sëmundje nga Forbes është 11.3, pasi potencialisht e ngrëna jashtë, dieta mesdhetare, djathi apo gjithë produktet e tjera që konsumohen në ambient të hapur, mund të jenë një arsye më tepër për sëmundje gjatë pushimeve.

#7 Mykonos, Greqi

FOTO: SPOOH/GETTY IMAGES

Edhe ishulli i festës në Greqi është pjesë e kësaj liste, për mundësinë e ndonjë insekti në stomak pse jo. Me një indeks prej 11.2, shanset për sëmundje gjatë pushimeve janë shumë të mëdha, sidomos për të rinjtë që festojnë deri në orët e para të mëngjesit, nuk flenë gjumë dhe investojnë në një imunitet më të dobët që “bombardohet” me pije, alkool etj.

>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/turistet-semuren-me-shpesh-ne-keto-vende-europiane-por-perse/

Exit mobile version