Aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 3,” Romeo Veshaj, është komentuar shumë për mos pjesëmarrjen në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”.
Mos reagimi i tij ka lënë vend për dyshime të cilat u komentuan sot në “Shqipëria live” ku të ftuar ishin dy ish-banorët e Big Brother, Olta Sheta dhe Toros Shahnaia. Sipas ish banorit, Veshaj mungoi pasi ka vendosur t’i qëndroj afër mentorit të tij, aktorit Agron Llakaj pas humbjes së bashkëshortes.
“Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë dhe mund ta ketë bërë këtë dhe në qoftë se e ka bërë këtë ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për Big Brotherin dhe është larguar të Agroni kjo mund të jetë, këtë besoj unë…”-tha Toros Shahnaian.
Ndërkohë që ish banorja e Big Brother 3, Olta Sheta aludon se ngjarja e dhimbshme e bashkëshortes së Agron Llakës nuk ka lidhje me mospjesëmarrjen e Romeos në “Post Big Brother,” por sipas saj ai është lënduar nga humbja.
“Lëre mbasi mbaroj finalja që ajo ishte e justifikuar që dihej u kuptua se ku do shkonte, por post Big Brother ishte e pajustifikuar. Unë mendoj që Romeo ka pasur një hatërmbetje kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet që nuk ka qenë dje prezent” -u shpreh ajo.
|
>>> Read full article>>>
Copyright for syndicated content belongs to the linked Source : DoraMagazine – https://doramagazine.com/zbulohet-arsyeja-pse-mungoi-romeo-veshaj-ne-post-big-brother/